You are currently viewing THIRRJE PËR APLIKIM<br>Mbështetje për Ndërmarrje Konkurruese dhe Përgjegjëse (SCORE)

THIRRJE PËR APLIKIM
Mbështetje për Ndërmarrje Konkurruese dhe Përgjegjëse (SCORE)

SEKTORI I PRODHIMIT OSE PËRPUNIMIT TË TEKSTILIT DHE KËPUCËVE

Programi: Mbështetje për Ndërmarrje Konkurruese dhe Përgjegjëse (SCORE). Në kuadër të Projektit “Partneritetet mes Bizneseve dhe Zgjidhje për SDG-të”, financuar nga Qeveria Suedeze (SIDA), Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ne bashkepunim me Shoqaten tone PROEKSPORT ALBANIA do të pilotojë programin: *Mbështetje për Ndërmarrje Konkurruese dhe Përgjegjëse (SCORE) që synon përmirësimin e produktivitetit dhe kushteve të punës në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NMV-të) të sektorit të prodhimit ose përpunimit të tekstilit dhe këpucëve.

Programi SCORE është një program trajnimi teorik dhe praktitk (këshillim në fabrikë për përmirësimin e produktivitetit dhe kushteve të punës në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të). Ky program mbështet vizionin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) për një botë më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, specifikisht Objektivat 5, 8, 9 dhe 12 duke ndihmuar NMV-të të përmirësojnë kushtet dhe proceset e punës, duke promovuar punën e denjë, duke arritur modele prodhimi më të pastra dhe më të qëndrueshme dhe duke u mundësuar NMV-ve të marrin pjesë në zinxhirët e furnizimit global. Trajinimi SCORE ofrohet nga ekspertë të industrisë, të certifikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Vizitat dhe këshillimi në fabrikë janë element unik i metodologjisë së trajnimit që siguron që gjithçka ështe mësuar, të vihet në veprim në vendin e punës…

Lexoni Artikullin e plote ketu:
ILO_Thirrje per Aplikim_SCORE

Shkarkoni Formularin e aplikimit ketu:
Formulari i Aplikimit_Trajinimi SCORE

Leave a Reply